- 22 Gusht, 2023
- Posted by: Aferdita Uka
- Category: Lajme
Pa Komente

22.08.2023, Prishtinë
Aksionarët e NP “Termokos” SH.A., znj. Jeta Rafuna- Hasani, z. Milazim Vitija dhe z.Sami Borovci, bashkë me Bordin e Drejtorëve të ndërmarrjes, z. Visar Vokrrin-kryesues i BD-së, znj. Shukrije Morina, znj. Vesa Kelmendi, z.Mentor Maliqi si dhe Kryeshefin Ekzekutiv z. Fisnik Osmani kanë mbajtur sot mbledhjen e rregullt.
Në këtë mbledhje të përbashkët, aksionarët dhe Bordi i Drejtorëve janë informuar nga Kryeshefi Osmani për projektet dhe aktivitetet e ndërmarrjes, që janë në proces realizimi, në kuadër të përgatitjeve, që po zhvillohen për sezonin e ardhshëm ngrohës.
