- 6 Shtator, 2023
- Posted by: Aferdita Uka
- Category: Lajme

06.09.2023, Prishtinë
Në përpjekje të vazhdueshme për të qenë sa më afër qytetarëve tanë, jo vetëm për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore të ngrohjes, por që të jetë edhe një vatër ku profesionistë të ndryshëm mund të përfitojnë njohuri të reja nga pjesa operacionale e ndërmarrjes, NP “Termokos” ka hapur dyert edhe për profesionistë, që vijnë nga diaspora.
Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, z. Fisnik Osmani ka mirëpritur angazhimin e bashkëatdhetarit Phd. Fevzi Kafexhiu, që jeton dhe vepron në Austri, i cili do të japë kontributin e tij nëpërmes një hulumtimi në fushën e termoenergjetikës, të cilat rezultate do t’i shërbejnë edhe ndërmarrjes për përmirësimin e mëtutjeshëm të shërbimeve.
Nëpërmes Komunës së Prishtinës, NP “Termokos” do të ndihmojë realizimin e projektit MARDI të financuar nga Caritasi i Zvicrës dhe zbatuar nga GERMIN, “Diaspora for Local Economic Development”- Using the knowledge and financial capital of our diaspora to impact the economic development of Kosova municipalities.


