Hulumtime dhe studime teknike

Sidebar

Kontroll mbi shpenzimet dhe konsumin e ngrohjes për



17,500

konsumatorë të Termokos-it.

shqipviber

EN  AL   SR

Para nënshkrimit të Marrëveshjes së Pragut, është bërë një analizë e detajuar e pengesave kryesore për zhvillimin ekonomik, ku furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike u identifikua si sfidë kryesore për Kosovën. Publikimi i plotë mund të gjindet këtu.

Ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë, u angazhuan në hulumtime dhe analiza të fazave të projektit, për të arritur rezultatet më të mira të mundshme. Hulumtim i detajuar është bërë në çdo nënstacion dhe ndërtesë, për të siguruar të gjitha informatat e nevojshme për sistemin e ngrohjes, pompat, gypat, radiatorët, ventilimet dhe vertikalet te sistemit.

Bazuar në këto studime, u zhvillua plani për një sistem më efikas të ngrohjes qendrore, duke sjellë tek konsumatorët teknologjinë më të fundit dhe duke u siguruar që ata të kenë kontroll dhe transparencë të plotë mbi konsumin dhe shpenzimet e tyre të ngrohjes.

Hulumtime të mëtejme do të realizohen gjatë tërë zbatimit të projektit, si para fillimit të instalimit në maj 2022 ashtu edhe pas, për të siguruar monitorimin të vazhdueshëm të rezultateve. Ne vlerësojmë mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë të konsumatorëve të TERMOKOS-it me ekipet tona të anketimit/instalimit.

Shumica e anketuesve përbëhen nga gra dhe burra inxhinierë dhe jo inxhinierë, duke siguruar që barazia dhe diversiteti gjinor përmbushë të gjitha standardet e nevojshme në shoqërinë tonë.

Ekipet me përvojë të Termokosit do të jenë gjithashtu të pranishëm gjatë gjithë kohës, të cilët do t'i ndihmojnë ekipet tona njëkohësisht duke i informuar rreth sistemeve dhe pjesëve të reja të instaluara në nivelin e nënstacionit, shkallëve si dhe të banesës.

Mbi të gjitha, komunikimi me banorët do të jetë i vazhdueshëm, për t'u siguruar që të gjithë janë në dijeni për sistemin e ri që po zhvillohet. Ekipet tona do të punojnë për së afërmi me banorët për të gjetur kohën më të mirë për të vizituar shtëpitë e tyre dhe për t'i siguruar ata për profesionalizmin dhe përfitimet që do të marrin.