Pyetje të shpeshta ERO

Sidebar

Kontroll mbi shpenzimet dhe konsumin e ngrohjes për



17,500

konsumatorë të Termokos-it.

shqipviber

1. Kush i zbaton rregulloret e furnizimit me ngrohje në Kosovë?

Legjislacioni për prodhimi, shpërndarjen dhe furnizimin engrohjes nepër banesa, objekte komerciale dhe ndërtesa publike zbatohet nga Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë (ZRRE) në përputhje me Ligjin për Energjinë (Ligji nr. 05/L-081)


2. Kush janë furnizuesit e ngrohjes?

Furnizuesi i nxehtësisë nënkupton një ndërmarrje që furnizon dhe ngarkon për furnizimin me ngrohje, ftohje ose ujë të ngrohtë për një klient fundor, përmes një rrjeti të ngrohjes qendrore. Për Prishtinën kjo është Ndërmarrja Publike Termokos.


3.A është e nevojshme që furnizuesit e ngrohjes të licencohen? A është Termokos i licencuar?

Po, kjo është e detyrueshme! Termokos është licencuar nga ZRRE për furnizim publik me energji termike në përputhje me Ligjin për ZRRE (Ligji nr.05/L-084).


4. Kush janë klientët e fundit?

Konsumatorët fundor janë përdoruesit fundor të ngrohjes që furnizohen nga rrjetet e ngrohjes qendrore dhe ngrohja komunale. Konsumatorët fundor janë në fakt blerësit e ngrohjes, të cilët kanë një marrëveshje të drejtpërdrejtë financiare me një furnizues të ngrohjes për t'iu siguruar atyre ngrohjen.


5. Cili është dallimi midis faturimit aktual dhe atij të ardhshëm për ngrohjen e furnizuar për banesën time?

Në fakt, fatura juaj e tanishme bazohet në sipërfaqen e banesës tuaj (m2) dhe në të ardhmen do të bazohet në konsumin tuaj të energjisë termike (kWh)! Ky quhet faturim i bazuar në matje.


6. Çfarë do të ndodhë nëse, pas zbatimit të faturimit të bazuar në matje, fatura ime është më e lartë se me faturim me bazë m² (dhe për konsumatorët e tjerë fatura do të jetë më e ulët)?

Një periudhë e caktuar do të aplikohen tarifat në dy nivele për të identifikuar balancën e duhur ndërmjet pjesëve fikse dhe të ndryshueshme të faturimit dhe në këtë rast luhatja për shkak të variacioneve të konsumit mund të mbahet në nivel të moderuar.

Me futjen e faturimit të bazuar në matje, klientët kanë mundësinë të jenë më efikas dhe të kontrollojnë konsumin e tyre të nxehtësisë duke ruajtur komforin e tyre të brendshëm. Valvulat dinamike termostatike ofrojnë rregullim automatik bazuar në temperaturën e kërkuar.


7. Kush e merr vendimin për rritjen apo uljen e çmimit të ngrohjes, gjegjësisht liferimit të energjisë termike?

Zyra e Rregullatorit të Energjisë-ZRRE në Kosovë është autoriteti kompetent për të vendosur për nivelin e tarifave me propozim/aplikim nga ndërmarrja.


8. Si është struktura e ardhshme e supozuar e tarifave të ngrohjes qendrore?

Parimet e strukturave të mundshme të dizajnimit të tarifave të ngrohjes qendrore në të ardhmen janë tashmë pjesë e legjislacionit dytësor të ZRRE-së, Rregullores për Çmimin e Energjisë Termike, i zbatueshëm që nga korriku i vitit 2016. Neni 16 i Rregullores thotë se struktura tarifore e konsumatorëve me pikë matëse individuale duhet përbëhet nga:

  • Ngarkesa e kapacitetit, që do të jetë komponenti fiks tarifor bazuar në kapacitetin e kontraktuar (€/kW/muaj) të klientit;
  • Ngarkesa energjetike, që do të jetë komponenti variabil tarifor bazuar në furnizimin me ngrohje të matur (€/MWh ose €c/kWh)

9. Kush e bën leximin e konsumit të nxehtësisë në ndërtesa?

Termokosi do të lexojë totalin e energjisë termike të distribuuar përmes një sistemi të digjitalizuar të grumbullimit/përpunimit qendror dhe interface-it me softuerin e analizës së leximit të njehsorit për sinkronizim të mëvonshëm.

Po ashtu, leximin e konsumit dytësor do ta bëhet edhe me njësinë manuale (Handheld Walk-by Read-out unit) nga Termokosi.