Sistemi i ri i faturimit

Sidebar

Kontroll mbi shpenzimet dhe konsumin e ngrohjes për



17,500

konsumatorë të Termokos-it.

shqipviber

EN  AL   SR

Objektivi kryesor i projektit është të sigurojë faturimin e ri të bazuar në matje dhe jo në metra katrorë, kështu duke zbatuar sistem të ri të faturimit si dhe tarifa të reja. Projekti Prishtina HeatSave po mbështetë edhe Zyrën e Rregullatorit për Energji në pershtatjen e Rregullës për përcaktimin e çmimeve të energjisë termike që të pasqyrojë këtë ndryshim thelbësor në mënyrën se si TERMOKOS-i i faturon konsumatorët, dhe inkurajimin e konsumatorëve për përdorimin më efikas të ngrohjes.

Pra, metoda e re e matjes dhe faturimit bazohet në sasinë e energjisë së shpenzuar dhe jo në faturimin për metër katror siç ishte praktika në të kaluarën.

Matësit e nxehtësisë dhe alokatorët e kostos së nxehtësisë që do të instalohen në radiatorë apo ndërtesa banimi, do të dërgojnë të dhëna të sakta në softuerin e matjes dhe faturimit. Të dhënat e mbledhura do të llogariten dhe fatura do të lëshohet vetëm për energjinë e shpenzuar dhe kështu do të shmanget tarifimi i konsumatorëve për ngrohjen që nuk e kanë shfrytëzuar. Një kosto bazë e caktuar do të llogaritet për të siguruar një shpërndarje të barabartë dhe të balancuar të kostove të mirëmbajtjes.

Tarifat do të percaktohen nga ZRRE në bazë të standardeve dhe praktikave më të mira, në bashkëpunim të plotë me Termokosin, konsulentët, komunën dhe institucionet tjera financiare shtetërore, pas konsultimeve publike. Të hyrat e gjeneruara do të kontrollohen në atë mënyrë që do të sigurojnë zgjerim të mëtejmë të sistemit, i cili do të çojë në zvogëlimin e energjisë elektrike të përdorur për ngrohje, ajër më të pastër dhe më shumë rehati në banesat e Prishtinës.

Raportet e detajuara do t'iu dërgohen klientëve çdo muaj, në mënyrë që të gjithë të kenë pasqyrë të pastër se si e kanë shpenzuar energjinë, çfarë mund të ndryshojnë për të përmirësuar ngrohjen në banesat e tyre, si dhe çfarë mund të ndërmarrin për të përmirësuar ose ulur faturën për muajin e ardhshëm.