Historiku
Ky eshte historiku i Termokosit vit pas viti

-
1970
Themelimi
Termokos është themeluar në vitin 1970, si kompani e ngrohjes qendrore.
-
1974
Më 1974 Termokos iu bashkua Ndërrmarjes Publike Banesore në Prishtinë.
-
1978
Më 1978 ajo u nda nga Ndërrmarrja (BVI) banesore dhe ka filluar operimin si kompani e pavarur e ngrohjes, por nën mbikëqyrjen e Komunës së Prishtinës.
-
2001
Para Nëntorit 2001, Departamenti i Shërbimeve Publike të UNMIK-ut ka qenë i ngarkuar me mbikëqyrjen e Termokosit.
-
Më vonë është themeluar Agjensioni Kosovar i Mirëbesimit (AKM) brenda autorizimeve të rezervuara të UNMIKU-ut, në kuadër të cilit ka vepruar Departamenti për mbikëqyrjen e ndërrmarjeve publike, në mesin e të cilave bënte pjesë edhe Termokosi. Përveç detyrave tjera, AKM ka pasur mbikëqyrjen komplete mbi veprimtarinë e Termokosit duke përfshirë edhe procedurat e prokurimit për furnizimin e lëndës djegëse si dhe donacionet.
-
2006
Nga viti 2006 është korporatizuar dhe nga atëherë vepron si kompani publike në N.P. Termokos Sh.A.
-
2008
Nga qershori i vitit 2008 është nën mbikëqyrjen e Komunës së Prishtinës.