Misioni
Misioni i “Termokos”-it është të ofrojë dhe sigurojë:
Ngrohje sa më kualitative për gjithë konsumatorët e vet gjatë gjithë sezonit ngrohës;
Shërbime kualitative duke implementuar arritjet tekniko-teknologjike në zhvillimin e sistemit të prodhimit, distribuimit dhe furnizimit;
Transparencë dhe mos diskriminim në ofrimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve.
Vizioni
Vizioni i NP ”Termokos” Sh.A është që kjo kompani të jetë financiarisht e qëndrueshme dhe teknikisht e përgatitur mirë, duke u krahasuar me ngrohtoret e rajonit. Të mos jetë barrë e Buxhetit të Kosovës në shpenzimin e mjeteve buxhetore dhe subvencioneve, por të jetë kontribues i buxhetit me pagesat e obligimeve, që i takojnë ndaj shtetit si kompani vendore. Vizioni i kompanisë mund të arrihet përmes një efikasiteti të lartë në realizimin e disa detyrave konkrete siç janë:
Minimizimi i humbjeve teknike;
Maksimalizimi i aktiviteteve për rritjen e shkallës së arkëtimit.
Përmes këtyre aktiviteteve në të ardhmen do të krijoheshin kushtet për rritjen e nivelit të investimeve vetanake.
Përmbushja e një vizioni të tillë do të krijonte parakushte më të mira për investime nga donatorët, bankat dhe agjensionet tjera financiare.