Shqyrtohen mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm me MCC-në

28.06.2021, Prishtinë

Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” Sh.A, Arsim Fetahu ka pritur sot në takim një delegacion të MCC-së, Jonathan Saiger, Vinod Shrivastava, Arnaldo Orlandini si dhe Sofie Kika nga ekipi kosovar për zhvillimin e programit të kompaktit.

 

Kryeshefi Fetahu ka njoftuar delegacionin nga MCC-ja me veprimtarinë e ndërmarrjes, sukseset e arritura viteve të fundit dhe në veçanti me projektet, që janë duke u realizuar me donatorët ndërkombëtarë.

“Projekti me MCC-në për vendosjen e matësve të ngrohjes tek konusmatorët tanë është një nga projektet më të rëndësishme, i cili është në fazën e tenderimit të përzgjedhjes së komnpanisë punëkryese”, ka theksuar kryeshefi Fetahu, duke sqaruar se për këtë projekt ka pasur një interesim shumë të madh nga konsumatorët dhe mediat. Ndërkohë që po vazhdon bashkëpunimi dhe takimet e rregullta në mes grupeve të ekspertëve nga “Termokos” dhe MFK për realizimin e këtij projekti. 

Ai foli për pëparësitë e shumëta dhe zgjerimin e zonës së ofrimit të shërbimeve, që do të mundësojë realizimi i projekteve kapitale, që janë në proces. Gjithashtu, ka njoftuar mysafirët me sfidat, me të cilat po përballet kompania për realizimin e këtyre projekteve.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit nga MCC-ja janë interesuar për kapacitetet profesionale, teknike dhe termike, që ka në dispozicion “Termokos” si dhe për nevojat, që mund të ketë në të ardhmen, gjatë zhvillimit të mëtutjeshëm.

Në mes tjerash, janë shqyrtuar edhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, në kuadër të programit për zhvillimin e sekotorit të gasit në vendin tonë.