Termokos ShA, i mbështetur nga organizata ndërkombëtare konsulente CES, ka filluar mbledhjen e informacionit bazë socio-ekonomik nga ekonomitë familjare të Prishtinës, si pjesë e detyrës për vlerësimin e ndikimit social, që është duke u përgatitur. Studimi bazë mbledhë informata lidhur me shpenzimet e energjisë dhe praktikat e shpenzimit, si dhe opinionet, qëndrimet dhe përballueshmërinë e shërbimeve të ngrohjes qendrore për ekonomitë familjare dhe bizneset. Të dhënat e mbledhura do të përdoren për përpilimin e Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social. Anketa është duke u kryer në një mostër të ekonomive familjare dhe bizneseve të Prishtinës, që furnizohen apo nuk furnizohen nga Termokos Sh.A. përmes sistemit të ngrohjes qendrore.
Falenderojmë të gjitha familjet pjesëmarrëse në studim dhe do të ishim mirënjohës nëse në rast se anketuesit ju vizitojnë në familjet tuaja, të pranoni të merrni pjesë në anketë.
Më shumë informacion rreth projektit mund të gjeni në vegëzen https://termokos.org/category/solar-4-kosovo/, në vegëzën lidhur me njoftimin [lidhja e njoftimit të mëparshëm], ose shkarkoni broshurën [përfshi vegëzën].