SOLAR 4 KOSOVO II

PROJEKTI "SOLAR 4 KOSOVO II"

Rreth projektit

Projekti "Solar 4 Kosovo II" është një nga projektet më të mëdha në fushën e energjisë në Kosovë. Ky do të jetë një nga impianetet më të mëdha diellore në Evropë dhe i pari në rajon nga kapaciteti, i cili do të shfrytëzojë energjinë e pastër diellore për përfitimin e energjisë ngrohëse.

Projekti Solar 4 Kosovo

Energji e pastër për Prishtinën

Nëpërmes vendosjes së paneleve solare në një hapësirë prej 63 mijë metrave katrorë do të bëhet integrimi i dy sistemeve: të energjisë solare me atë të kogjenerimit, gjë që do të mundësojë një kapacitet shtesë termik për 50 MW.

Ky projekt do të mundësojë furnizimin me ngrohje të 8,600 familjeve me rreth 38 mijë konsumatorë të rinj të NP "Termokos". Realizimi i këtij projekti do të mundësojë zgjerimin e rrjetit të ngrohjes edhe për një pjesë të objekteve banesore të lagjeve:

  • Tophane
  • Kalabria
  • Lakrishte
  • Lagjja e muhaxherëve
  • Prishtina e vjetër

Në kuadër të projektit "Solar 4 Kosovo II", në afërsi të impiantit solar planifikohet ndërtimi i një rezervuari të energjisë ngrohëse me një kapacitet prej 400 mijë metra kub.

0
Megavat kapacitet
0
Konsumatorë të rinj
0
m² panele solare

Përveç, që do të sigurojë ngrohje cilësore për 38 mijë konsumatorë të rinj, ky projekt do të ketë ndikim edhe në uljen e ndotjes së ajrit për kryeqytetasit, pasi që në zonat e operimit do të evitojë nevojën e përdorimit të alternativave tjera ngrohëse.

"Solar 4 Kosovo II" vlerësohet si një nga investimet më të mëdha në Prishtinë në kuadër të nismës për qytete të gjelbërta nga BERZH.

Financimi i Projektit

Projekti "Solar 4 Kosovo II" do të financohet nga:

  • Qeveria Gjermane nëpërmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) në vlerë të 53.1 milion eurove, prej të cilave:
    • 21.5 milion euro grant
    • 31.6 milion euro kredi
  • BERZH me 23.2 milion euro kredi
  • Termokos me 4.4 milion euro

Vlera totale e projektit: 80.7 milion euro

Projekti implementohet në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Ndërmarrjen Publike Termokos dhe Komunën e Prishtinës.

Ankesa

Udhëzim për mënyrën e paraqitjes së ankesës

Ky dokument ofron udhëzime të detajuara për paraqitjen e ankesave lidhur me projektin "Solar 4 Kosovo II". Përshkruhen qartë hapat që duhet ndjekur, informacioni që duhet përfshirë dhe afatet kohore për shqyrtimin e ankesave.

Mekanizmi i ankesave është hartuar për të siguruar që çdo person ose grup i prekur nga projekti të ketë mundësi të shprehë shqetësimet dhe të marrë një zgjidhje të drejtë.

Shkarko udhëzimin e plotë (PDF)

Formulari për ankesa

Formulari zyrtar për paraqitjen e ankesave lidhur me projektin "Solar 4 Kosovo II". Plotësimi i saktë i këtij formulari siguron që ankesa juaj të procesohet dhe adresohet në mënyrën e duhur.

Shkarko formularin e ankesës (PDF)