Ngrohtorja e qytetit Termokos ofron shërbime të ndryshme për konsumatorët e saj. Këto shërbime përfshijnë prodhimin dhe furnizimin e ngrohjes që përdoret për ngrohjen e banesave, institucioneve publike, dhe ndërtimeve të tjera në zonat e shërbimit të saj.
Udhëzues për konsumator të rinj
Konsumator i ri
Kjo kërkesë duhet të përmbaj adresën e objektit, llojin e objektit (destinimin), fuqia instaluese e planifikuar apo sipërfaqja ngrohëse dhe të dhënat e investitorit. Konsumatori gjithashtu, duhet të dorëzoj edhe dokumentacionet vijuese: lejen ndërtimore të lëshuar nga Kuvendi Komunal në Prishtinë, dokumentin e pronësisë, kopjen e planit, dokumentacionin e projektit.
Fuqia e instaluar është fuqia e trupave ngrohës në objekt, e cila është e definuar në dokumentacionin projektues, në bazë të llogaritjeve paraprake.
Sipërfaqja ngrohëse është hapësirë e brendshme, në të cilat ka të instaluar trupa ngrohës dhe sipërfaqja e brendshme e cila nuk ka trupa ngrohës por në bazë të dokumentacionit të projektit është e paraparë të ngrohet nga pjesa tjetër e hapësirës.
Pas dhënies së pëlqimit paraprak, kërkuesi për kyçje duhet të përshtat projektin e instalimeve sekondare, i cili duhet të përfshij të gjitha instalimet sekondare deri në nënstacionin termik. Kërkuesi për kyçje pasi të ketë përfunduar projektin e instalimeve sekondare si dhe pasi të ketë marrë lejen ndërtimore nga KK Prishtinë, mund të dorëzoi kërkesë në NP Termokos Sh.A., për dhënien e pëlqimit energjetik. Kërkesa bëhet me shkrim në Termokos, me titull: “Kërkesë për dhënien e pëlqimit energjetik”. Dokumentacionet e nevojshme për këtë kërkesë janë:
- projekti i instalimeve sekondare i hartuar, i aprovuar nga kompania e autorizuar për punë të tilla.
- leja urbanistike si dhe
- dokumentet e tjera të kërkuara nga pëlqimi paraprak
Pëlqimi energjetik përmban adresën e objektit, llojin e objektit, fuqia ngrohëse e shprehur në KW, të dhënat për dokumentin e projektit, të dhënat teknike për llojin dhe vendin e kyçjes dhe vërejtjet e dokumentacionit të projektit.
Pjesa primare e nënstacionit termik, është pjesa e cila bën rregullimin e presionit dhe sasisë së qarkullimit të ujit në drejtim të instalimeve të objektit. Pjesa sekondare e nënstacionit termik, siguron qarkullimin e fluidit ngrohës në të gjitha instalimet sekondare të objekteve.
Me rastin e kyçjes së objektit në rrjetin e ngrohjes qendrore, së pari bëhet ngrohja provuese, gjatë së cilës:
- Investitori-kërkuesi për kyçje duhet t’i eliminoj të gjitha vërejtjet e paraqitura me rastin e lëshimit të ngrohjes provuese në nënstacionin termik, funksionimin e pajisjeve të instaluara, instalimet e brendshme sekondare dhe të gjitha defektet tjera të cilat pengojnë, që të arrihet temperatura e brendshme projektuese në hapësirat ngrohëse;
- Pas eliminimit të të gjitha atyre pengesave, duhet të bëj testimet termike dhe rregullimin e sistemit në bazë të kushteve dhe standardeve teknike;
- Ndryshimet në instalimet shtëpiake e posaçërisht atyre të termonënstacionit të dhëna në projektin mbi të cilin është dhënë pëlqimi energjetik, nuk guxojnë të ndodhin pa pajtimin e NP Termokos, Sh.A, dhe çdo ndryshim, i cili bëhet në pajtim me Termokosin, duhet patjetër të paraqitet edhe në dokumentacionin e projektimit, në të cilin NP Termokos, Sh.A, jep pajtim.
Konsumatori-kërkuesi për kyçje, bën kërkesë me shkrim në NP Termokos, Sh.A, për furnizim të përhershëm me energji ngrohëse. Komisioni i NP Termokos, Sh.A, me përfaqësuesin e investitorit, kryerësin e punimeve verifikojnë përshtatshmërinë e nënstacionit dhe të instalimeve të ngrohjes për punë normal dhe të sigurt. Gjatë këtij konstatimi, përgatitet procesverbal i veçantë mbi përshtatshmërinë e punës dhe për mbushjen e kushteve për furnizim të përhershëm me ngrohje si dhe pranim-dorëzimin e nënstacionit termik për mirëmbajtje.
Gjatë pranim-dorëzimit, investitori duhet të jep:
- kopjen e lejes ndërtimore;
- listat garantuese dhe udhëzimet për punë me pajisjet e instaluara dhe afatin garantues;
Me mbylljen e fazës testuese dhe në bazë të dokumentacioneve të lartcekura, kalohet në furnizimin e përhershëm me energji termike. Nënshkruhet kontrata e furnizimit në mes të NP Termokos, Sh.A., dhe konsumatorit të ri.
Forma e ankesës dhe kërkesës së konsumatorëve
Ankesa dhe kerkesa
Pyetjet
Pyetjet më të shpeshta
Sezoni i ngrohjes fillon më 15 tetor dhe mbaron më 15 prill të vitit vijues. Bazuar në aktet ligjore në fuqi, në varësi të kushteve klimatike, sezoni i ngrohjes mund të shkurtohet ose të zgjatet. Në rast se kushtet klimatike janë të favorshme sezoni ngrohës mund të fillojë pas datës 15 tetor ose të përfundojë para 15 prillit të vitit vijues. Në të kundërtën, në rastet kur temperaturat e ulëta mbretërojnë për tri ditë radhazi para afatit ligjor për fillimin e sezonit ngrohës apo moti i ftohtë vazhdon pas 15 prillit, në bazë të disa parakushteve me aktet ligjore në fuqi lejohet furnizim i jashtëzakonshëm me ngrohje maksimalisht nga data 1 tetor deri më 30 prill.
Që nga fillimi i furnizimit me ngrohje nëpërmes sistemit të kogjenerimit orari i furnizimit me ngrohje për gjithë konsumatorët është 24 orë pa ndërprerje gjatë gjithë sezonit ngrohës.
Llogaritja e shpenzimeve të ngrohjes për konsumatorët e NP “Termokos” Sh.A, bëhet në bazë të sipërfaqes ngrohëse në metra katror. Të dhënat për hapësirën ngrohëse të lokalit banesor sigurohen nga Ndërmarrja Publike Banesore, nga investitori për objekte të reja apo nga vetë konsumatori, duke sjellë kontratën e shitblerjes.
Nga sezoni ngrohës 2023/2024, NP “Termokos” planifikon që të fillojë me metodën e re të faturimit sipas konsumit për të gjitha subjektet banesore dhe afariste, ku tashmë janë vendosur pajisjet e reja matëse për shpenzimin e energjisë, në kuadër të projektit “Prishtina Heat Save”.
Këto pajisje do t’iu mundësojnë konsumatorëve, që të paguajnë vetëm aq sa shpenzojnë.
Faturat e ngrohjes mund të paguhen në arkat statike në ambientet e NP “Termokos”, në të gjitha pikat e Postës së Kosovës, në Banka si dhe në institucionet mikrofinanciare: Western Union, MoneyGram, Ria dhe Finser.
Afati i pagesave është 15 ditë pas dërgimit të faturës tek konsunatori.
Në bazë të ligjit për ngrohje, përgjegjësia ligjore e NP “Termokos” Sh.A., është deri në pikën matëse të nënstacionit termik, gjegjësisht deri te këmbyesi i nxehtësisë në termonënstacion. Për mirëmbajtjen e instalimeve sekondare në objektet e banimit kolektiv do të duhej të kujdesej Këshilli shtëpiak apo kompania e autorizuar për mirëmbajtjen e instalimeve sekondare. Mirëpo, pasi që kompetencat e këshillave shtëpiake apo kompanive të autorizuara për mirëmbajtjen e instalimeve sekondare, nuk janë ende të definuara qartë me ligj, NP “Termokos”, SH.A., ofron shërbime edhe në mirëmbajtje të rrjetit sekondar. Çmimorja për intervenime në rrjetin sekondar është publike dhe e aprovuar nga ZRRE.
Gjatë kyçjes së konsumatorit të ri, apo objekteve të reja, në sistemin e ngrohjes qendrore, konsumatorët kanë të drejtë të zgjedhin instalimet e tyre sekondare me shpenzimet e veta. Kompania, e cila kryen instalimin sekondar është e obliguar, që ato t’i mirëmbaj së paku dy vite. Pas kalimit të këtij afati, NP “Termokos”, Sh.A do të kujdeset për këto instalime deri në zgjidhjen e problemeve të përgjegjësisë për instalimet sekondare.
Ankesa lidhur me kualitetin e ngrohjes, mund të dorëzohet në zyrën për pranimin e ankesave në NP “Termokos” Sh.A, Rr.28 Nëntori nr.181, ose nëpërmjet numrave telefonik: 038/543-210 dhe 044/ 966-150.
Në rast se konsumatorët kanë ankesa për llogaritjen e shpenzimeve të ngrohjes, atëherë ankesën mund ta drejtojnë te Shërbimi për Konsumator në Departamentin e furnizimit, rr. 28 Nëntori, nr.181, Prishtinë.
Në qoftë se keni ankesa në sjelljen dhe punën e ekipeve të NP “Termokos” SH.A, në terren, ankesën tuaj mund ta dërgoni përmes tel. 038/543-210, apo me shkrim në adresën NP “Termokos”, SH.A, rr. 28 Nëntori, nr.181, Prishtinë.
Në rast se konsumatori kërkon ndërrimin e radiatorit apo valvolës, kërkesën e tij duhet ta drejtoj në Departamentin e distribuimit, gjegjësisht tek ekipet e caktuara në terren. Ndërrimi i këtyre pajisjeve, bëhet në bazë të çmimores, të cilën e ka aprovuar ZRrE. Ndërrimin e pajisjeve e bëjnë ekipi i punëtorëve të caktuar për punë të tilla. Vlen të ceket se intervenimet e tilla duhet të kryhen gjatë muajve të verës apo gjatë muajve kur “Termokos” nuk është duke furnizuar me ngrohje, në mënyrë që të mos ndërpritet furnizimi i rregullt me ngrohje.
Në bazë të kërkesës së konsumatorit për shkyçje nga sistemi i ngrohjes, NP “Termokos”, Sh.A, e bën shkyçjen e instalimeve sekondare nga rrjeti i ngrohjes qendrore. Po ashtu, në qoftë se, konsumatori kyçet në mënyrë ilegale pa leje, atëherë “Termokos”, do ta shkyç konsumatorin nga sistemi i ngrohjes qendrore. Në këto raste konsumatori do të paguaj për dëmin, të cilin e ka shkaktuar me kyçjen e tij ilegale. Lartësia e pagesës, të cilën konsumatori është i obliguar ta paguaj, është e rregulluar me ligj dhe aktet nënligjore në fuqi. Në qoftë se konsumatori gjatë shkyçjes dëshiron, që prapë të rikyçet, atëherë ai është i obliguar, që të dorëzojë gjithë dokumentacion e nevojshëm dhe të paguaj për shpenzimet e rikyçjes sipas rregulloreve të përgjithshme të furnizimit me energji.
Me kyçje ilegale nënkuptohet çdo kyçje e konsumatorit në instalimet primare apo sekondare të ngrohjes pa marrë paraprakisht pëlqimin me shkrim nga NP “Termokos” SH
Në rastin e shitblerjes së pronës, qoftë lokali banesor apo afarist, pronari i ri ka të drejtë të bëj kërkesë për ndërrimin e emrit të pronarit të vjetër. Në këtë rast, pronari i ri është i obliguar, që të ofrojë kontratën e shitblerjes së hapësirës të verifikuar në gjykatën kompetente. Së bashku me pronarin e vjetër, duhet të bëjnë shlyerjen e borxhit të mbetur në kartelën e konsumatorit të vjetër. Pas përfundimit të kësaj procedure, bëhet ndërrimi i emrit me pronarin e ri dhe nënshkruhet kontrata për furnizim me pronarin e ri.