Informacione kontakti

Orari i zyreve

Historiku

Termokos është themeluar në vitin 1970, si kompani e ngrohjes qendrore.
1974 Termokos iu bashkua Ndërrmarjes Publike Banesore në Prishtinë.
1978 ajo u nda nga Ndërrmarrja (BVI) banesore dhe ka filluar operimin si kompani e pavarur e ngrohjes, por nën mbikëqyrjen e Komunës së Prishtinës.
Para Nëntorit 2001, Departamenti i Shërbimeve Publike të UNMIK-ut ka qenë i ngarkuar me mbikëqyrjen e Termokosit.
Më vonë është themeluar Agjensioni Kosovar i Mirëbesimit (AKM) brenda autorizimeve të rezervuara të UNMIKU-ut, në kuadër të cilit ka vepruar Departamenti për mbikëqyrjen e ndërrmarjeve publike, në mesin e të cilave bënte pjesë edhe Termokosi. 
Nga viti 2006 është korporatizuar dhe nga atëherë vepron si kompani publike në N.P. Termokos Sh.A.
Nga qershori i vitit 2008 është nën mbikëqyrjen e Komunës së Prishtinës.
 

Misioni dhe Vizioni

Misioni

Misioni i “Termokos”-it është të ofrojë dhe sigurojë:

Ngrohje sa më kualitative për gjithë konsumatorët e vet gjatë gjithë sezonit ngrohës;
Shërbime kualitative duke implementuar arritjet tekniko-teknologjike në zhvillimin e sistemit të prodhimit, distribuimit dhe furnizimit;
Transparencë dhe mos diskriminim në ofrimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve.

Vizioni

Vizioni i NP “”Termokos” SH.A. është:

Shtrirja dhe zgjerimi i rrjetit tek sa më shumë qytetarë të Prishtinës;
Krijimi i mundësive për shfrytëzimin e energjisë së pastër diellore për prodhimin e energjisë ngrohëse;
Ofrimi i shërbimit të ujit sanitar;
Ofrimi i shërbimit të ftohjes;
Rritja e shkallës së inkasimit dhe të hyrave për të mundësuar investimin në projektet kapitale të ndërmarrjes;
Modernizimi i ofrimit të shërbimeve për konsumatorë dhe inkorporimi i arritjeve më të reja teknologjike në operimin e ndërmarrjes.

Profili i kompanisë

 

Termokosi është themeluar në vitin 1970, si kompani e ngrohjes qendrore. Më 1974 kompania Termokos Prishtinë iu bashkua Ndërrmarjes Banesore në Prishtinë.

Më vonë është themeluar Agjensioni Kosovar i Mirëbesimit (AKM), në kuadër të cilit ka vepruar Departamenti për mbikëqyrjen e ndërrmarrjeve Publike, në mesin e të cilave bënte pjesë edhe Termokosi.

Nga viti 2006 është korporatizuar dhe nga atëherë vepron si kompani publike N.P. Termokos SH.A.

Nga qershori i vitit 2008 funksionon nën mbikëqyrjen e Komunës së Prishtinës.

Termokosi është furnizues lokal për ngrohje qendrore (NQ) në Prishtinë. Sezona ngrohëse zakonisht fillon me 15 tetor dhe mbaron me 15 Prill të vitit vijues.

Termokosi është përgjegjës për pjesën primare, ndërsa pjesa sekondare (pompat qarkulluese, vertikalet në ndërtesa dhe radiatorët në apartamente etj) është përgjegjësi e konsumatorëve, e cila nuk është e definuar në bazë të Ligjit të ngrohjes.

Riparon dhe mirëmban rrjetin primar, gjithashtu kryen faturimin dhe inkasimin e faturave të ngrohjes në çdo banesë.

Kapaciteti furnizues i instaluar: dy kaldaja me mazut të kapacitetit 58 MW, te dyja 116 MW.

Nga viti 2014 në permes sistemit te koogjenerimit janë në dispozicion edhe 140 MW.

Dy kaldaja me naftë te Ngrohtorja e spitalit (rezervë e sistemit të NQ për furnizim emergjent) 7 MW, te dyja 14 MW.

Rrjeta primare – trase 105 km.

Numri i nënstacioneve  825.

Tarifat për konsumatorët banesor 0.76 / m² + TVSH (faturimi gjashtë muaj në vit).

Tarifat për konsumatorët e biznesit dhe institucioneve 0.95 / m² + TVSH (faturimi gjashtë muaj në vit).

Shërbimet

Rreth nesh

Termokos është furnizues lokal për ngrohje qendrore në Prishtinë. Sezona ngrohëse zakonisht fillon me 15 tetor dhe mbaron me 15 prill të vitit tjetër.

Termokos është përgjegjës për operimin dhe mirëmbajtjen e kaldajave dhe rrjetit primar deri te këmbyesi i nxehtësisë në nënstacione. Termokos është i obliguar të distribuojë ujin e ngrohtë me parametra të mjaftueshëm deri te këmbyesi i nxehtësisë në nënstacione.

Kësisoj, Termokosi është përgjegjës për pjesën primare, ndërsa pjesa sekondare (pompat qarkulluese, vertikalet në ndërtesa dhe radiatorët në apartamente etj.) është përgjegjësi e konsumatorëve, e cila nuk është e definuar në bazë të ligjit të ngrohjes.

Riparon dhe mirëmban rrjetin primar, gjithashtu kryen faturimin dhe inkasimin e faturave të ngrohjes në çdo banesë.

Termokosi, deri më tani ofron vetëm shërbimin e ngrohjes së hapësirës, uji sanitar nuk ofrohet nga sistemi i NQ. Instalimet e ndërtesave nga ana e konsumatorit deri më tani nuk janë të përgatitura për të lejuar shërbimet e ujit sanitar.

Shërbimi dhe organizimi i kompanisë

N.P. Termokos SH.A. ofron shërbimet e ngrohjes  dhe është e organizuar në këto rajone të Prishtinës:

1. Qendra

2. Ulpiana (përfshinë edhe njësinë e QKUK-ës)

3. Dardania 

4. Kodra e diellit

5. Kalabria

6. Mati 1

7. Arbëria

Ofrimi i shërbimeve në rrjetin sekondar dhe punë me palë të treta

– Intervenimi në të gjitha pajisjet e rrjetit sekondar, më kërkesë më shkrim nga konsumatoret dhe bazuar në çmimoren e percaktuar nga ZRE .

– Ofrimin e shërbimeve në pastrimin kimik të kaldajave, këmbyesve të nxehtësisë

– Ofrimin e shërbimeve të remontit për pajisjet e ngrohjes (kaldaja, pompa)

Bordi i Drejtorëve

Bordi i Drejtorëve

Kryesues i Bordit të Drejtorëve
Anëtare e Bordit të Drejtorëve/Kryesuese e Komisionit të Auditimit
Anëtare e Bordit të Drejtorëve
Anëtar i Bordit të Drejtorëve

Menaxhmenti

Menaxhmenti

Fisnik Osmani

Kryeshef ekzekutiv

Arton Shabani

Zyrtar Kyresor Financiar dhe i Thesarit
Këshilltare e Përgjithshme/Sekretare E Korporatës
Auditore e Brendshme

Qasja në Dokumente Publike

Qasja

Formulari i Kërkesës për Qasje në Dokumente Publike: 
Shkarko Formularin

Ligji për qasje në dokumente publike:
Shkarko Ligjin

Kërkesën për qasje në dokumente publike në NP “Termokos” mund ta parashtroni këtu: Email:  gezim.krasniqi@termokos.org.