Informacione kontakti

Orari i zyreve

Historiku

Termokos është themeluar në vitin 1970, si kompani e ngrohjes qendrore.
1974 Termokos iu bashkua Ndërrmarjes Publike Banesore në Prishtinë.
1978 ajo u nda nga Ndërrmarrja (BVI) banesore dhe ka filluar operimin si kompani e pavarur e ngrohjes, por nën mbikëqyrjen e Komunës së Prishtinës.
Para Nëntorit 2001, Departamenti i Shërbimeve Publike të UNMIK-ut ka qenë i ngarkuar me mbikëqyrjen e Termokosit.
Më vonë është themeluar Agjensioni Kosovar i Mirëbesimit (AKM) brenda autorizimeve të rezervuara të UNMIKU-ut, në kuadër të cilit ka vepruar Departamenti për mbikëqyrjen e ndërrmarjeve publike, në mesin e të cilave bënte pjesë edhe Termokosi. Përveç detyrave tjera, AKM ka pasur mbikëqyrjen komplete mbi veprimtarinë e Termokosit duke përfshirë edhe procedurat e prokurimit për furnizimin e lëndës djegëse si dhe donacionet.
Nga viti 2006 është korporatizuar dhe nga atëherë vepron si kompani publike në N.P. Termokos Sh.A.
Nga qershori i vitit 2008 është nën mbikëqyrjen e Komunës së Prishtinës.
 

Misioni dhe Vizioni

Misioni

Misioni i “Termokos”-it është të ofrojë dhe sigurojë: Ngrohje sa më kualitative për gjithë konsumatorët e vet gjatë gjithë sezonit ngrohës; Shërbime kualitative duke implementuar arritjet tekniko-teknologjike në zhvillimin e sistemit të prodhimit, distribuimit dhe furnizimit; Transparencë dhe mos diskriminim në ofrimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve.

Vizioni

Vizioni i NP ”Termokos" Sh.A është që kjo kompani të jetë financiarisht e qëndrueshme dhe teknikisht e përgatitur mirë, duke u krahasuar me ngrohtoret e rajonit. Të mos jetë barrë e Buxhetit të Kosovës në shpenzimin e mjeteve buxhetore dhe subvencioneve, por të jetë kontribues i buxhetit me pagesat e obligimeve, që i takojnë ndaj shtetit si kompani vendore.

Shërbimet

Rreth nesh

Termokos është furnizues lokal për ngrohje qendrore në Prishtinë. Sezona ngrohëse zakonisht fillon me 15 tetor dhe mbaron me 15 prill të vitit tjetër.

Termokos është përgjegjës për operimin dhe mirëmbajtjen e kaldajave dhe rrjetit primar deri te këmbyesi i nxehtësisë në nënstacione. Termokos është i obliguar të distribuojë ujin e ngrohtë me parametra të mjaftueshëm deri te këmbyesi i nxehtësisë në nënstacione.

Kësisoj, Termokosi është përgjegjës për pjesën primare, ndërsa pjesa sekondare (pompat qarkulluese, vertikalet në ndërtesa dhe radiatorët në apartamente etj.) është përgjegjësi e konsumatorëve, e cila nuk është e definuar në bazë të ligjit të ngrohjes.

Riparon dhe mirëmban rrjetin primar, gjithashtu kryen faturimin dhe inkasimin e faturave të ngrohjes në çdo banesë.

Termokosi, deri më tani ofron vetëm shërbimin e ngrohjes së hapësirës, uji sanitar nuk ofrohet nga sistemi i NQ. Instalimet e ndërtesave nga ana e konsumatorit deri më tani nuk janë të përgatitura për të lejuar shërbimet e ujit sanitar. Më së shumti përdoren ngrohësit elektrik individual për këtë qëllim.

Shërbimi dhe organizimi i kompanisë

N.P. Termokos SH.A. ofron shërbimet e ngrohjes  dhe është e organizuar në këto rajone të Prishtinës:

1. Qendra

2. Ulpiana (përfshinë edhe njësinë e QKUK-ës)

3. Dardania (përfshinë edhe Lagjen “Kalabria”)

4. Kodra e diellit

5. Fushe Kosova ( aktualisht jashtë funksionimit)

Ofrimi i shërbimeve në rrjetin sekondar dhe punë me palë të treta

– Intervenimi në të gjitha pajisjet e rrjetit sekondar
– Ofrimin e shërbimeve në pastrimin kimik të kaldajave, këmbyesve të nxehtësisë
– Ofrimin e shërbimeve të remontit për pajisjet e ngrohjes (kaldaja, pompa, ventilator, flakërues)

Menaxhmenti

Menaxhmenti

Fisnik Osmani

Kryeshef ekzekutiv

Arton Shabani

Zyrtar Kyresor Financiar dhe i Thesarit

Qendresa Hyseni

Këshilltare e Përgjithshme/Sekretare E Korporatës

Albulena Gashi

Auditore e Brendshme