Albulena Gashi ka lindur më 4 shtator 1984 në Prishtinë.
Studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Ekonomik, në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë, ndërsa studimet master në fushën e Financave, Bankave dhe Kontabilitetit.
Në vitin 2008 është punësuar në Ndërmarrjen Publike “Termokos” Sh.A., ndërsa nga viti 2013 ushtron funksionin e Zyrtares së Lartë – Auditore e Brendshme.
Zotëron kualifikime të avancuara profesionale në fushën e auditimit, financave, kontabilitetit dhe teknologjisë informative.
Është Auditore e Brendshme e Certifikuar, Auditore e Certifikuar e IT-së, Kontabiliste e Licencuar, si dhe Eksperte në Financa dhe Kontabilitet.
Në kuadër të zhvillimit të vazhdueshëm profesional, ndjek trajnime dhe programe të specializuara në fushën e auditimit, kontabilitetit, financave dhe kontrollit të brendshëm, me qëllim avancimin e kompetencave profesionale dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare dhe praktikave më të mira profesionale.