27.11.2026, Prishtinë
Punëtori i përkushtuar, i palodhshëm, që dha një kontribut të çmuar në ndërmarrje për gati 40 vite angazhim, Hysni Sllamniku sot përmbylli rrugëtimin profesional, për të nisur një kapitull të ri jete, atë të pensionimit.
Në një ceremoni rasti, të organizuar në ndërmarrje me rastin e ditëlindjes dhe pensionimit të Sllmanikut, u vlerësua lart kontributi i tij i gjatë.
Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, z.Bersant Beka e falenderoi për angazhimin dhe kontributin gati 40 vjeçar në ndërmarrje, duke i uruar shëndet dhe mirëqenie.
Në shenjë vlerësimi për angazhimin e gjatë dhe të palodhshëm, Kryeshefi Beka i ndau Sllmanikut një mirënjohje dhe një orë dore.
I nderuar dhe emocionuar për nderimin, Hysni Sllmaniku falenderoi gjithë kolektivin e në veçanti njësinë e lagjes “Ulpiana”, ku shërbeu për gati 4 dekada. Bashkëpunimi dhe mbështetja, që i kanë ofruar kolegët edhe në momentet më të vështira, ai tha se e kanë bërë të ndjehej sikur në shtëpinë e tij të dytë.
Hysni Sllmaniku për gati 40 vite punoi si udhëheqës i Njësisë për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ai u veçua gjithmonë për vigjilencën, profesionalizmin e lartë dhe përkushtimin, duke qenë në çdo kohë në gjendje gatishmërie për të dhënë kontributin e tij në ofrimin e shërbimit sa më cilësor për konsumatorët.






