Prezantim Publik Informues – Projekti Solar4Kosovo – Solar DH II

Termokos njofton qytetarët e Prishtinës se më 16 maj 2025, me fillim nga ora 09:00, në ndërtesën e Komunës së Vjetër, do të mbahet një prezantim publik informues lidhur me projektin Solar4Kosovo – Solar DH II.

Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt tranzicionit të gjelbër dhe përfshin instalimin e sistemit diellor termal për ngrohjen e ujit përmes paneleve diellore dhe depozitës të ujit të ngrohtë, duke mundësuar një furnizim më të qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin.

Në këtë prezantim do të bëhet publik master plani për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, si dhe lagjet që do të përfshihen në këtë fazë të projektit:

  • Kalabria dhe Kalabria Dardha
  • Prishtina e Vjetër
  • Gjinaj Jug
  • Mahalla e Muhaxherëve
  • Tophane
  • Lakrishte

Ftojmë të gjithë qytetarët, përfaqësuesit e komunitetit dhe palët e interesuara që të marrin pjesë në këtë ngjarje dhe të informohen më shumë rreth përfitimeve të projektit për lagjet përkatëse dhe për mjedisin në përgjithësi.

Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme!

Termokos – Po i jep kuptim Prishtinës së Gjelbër

170 Comments

Leave a Comment