Sanohen rrjedhjet në disa lagje të kryeqytetit, rikthehet furnizimi me ngrohje

Sanohen rrjedhjet në disa lagje të kryeqytetit, rikthehet furnizimi me ngrohje

19.10.2026, Prishtinë

Ekipet e NP “Termokos” SH.A., kanë realizuar ditëve të fundit disa intervenime në rrjetin e ngrohjes, me qëllim të sanimit të rrjedhjeve të paraqitura në disa lagje të kryeqytetit.

Në kuadër të këtyre angazhimeve është intervenuar në degëzimin e rrugës “Bedri Pejani” në “Qendër”, prej nga furnizohen me ngrohje 5 nënstacione, në degëzimin e rrugës “Musine Kokollari” në lagjen “Dardania”, nga i cili furnizohen me ngrohje 10 nënstacione si dhe në “Lagjen e Universitetit”, prej nga furnizohen 7 nënstacione të ngrohjes.

Falë angazhimit maksimal dhe punës efikase të ekipeve në terren, intervenimet kanë përfunduar brenda pak orësh, duke mundësuar rikthimin e furnizimit me ngrohje për të gjithë konsumtorët e prekur nga ndërprerjet në këto lokacione.

NP “Termokos” mbetet e përkushtuar në mirëmbajtjen dhe funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit të ngrohjes, me synimin për të ofruar shërbime sa më cilësore për të gjithë konsumatorët.

Leave a Comment