Qëndresa Hyseni është Këshilltare/Sekretare e Përgjithshme e Ndërmarrjes “Termokos” sh.a, Prishtinë që nga viti 2019. Ajo ka diplomë Bachelor dhe Master nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës, me notë mesatare 9.64 dhe 10.0. Ndërsa ka ndjekur studimet edhe në dy Fakultete tjera, për gjuhë dhe Letërsi Angleze dhe Gjuhë dhe Letërsi Turke. Ka të kryer Provimin e Jurispondencës dhe Provimin TOEFL.
Ka qenë Eksperte në Përafrimin e Ligjeve të Republikës së Kosovës me Acquis Communautaire për Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ); dhe Drejtoreshë e organizatës jo-qeveritare “Rri Drejt” ku ka udhëhequr projekte të ndryshme nga fusha e avokimit për të drejtat e njeriut, sundimit të rendit dhe ligjit, barazisë dhe luftës kundër diskriminimit. Institucionet, zyret dhe organizatat tjera në të cilat ka qenë e angazhuar janë, Noteria Blakaj, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, National Center for State Courts (NCSC/USAID), Oda e Avokatëve të Kosovës/Public International Law&Policy Group (PILPG), Ish-Gjykata Ekonomike etj.
Qëndresa ka marrë pjesë në shumë trajnime, konferenca, seminare e shkolla verore (në Evropë, Sh.B.A, dhe regjion) ndërsa i pëlqen ta veçojë European Forumn Alpbach me aktivitetet e saja në Austri ku ka qenë tri here fituese e bursës së plotë, 2014, 2015 dhe 2016 në programet “European Integration”, “Inequality” dhe “New Enlightment”.
Qëndresa merret me aktivitete të rregullta rekreative dhe sportive (me theks hiking, joga dhe vrapim).