Informacione kontakti

Orari i zyreve

Përmbyllet riparimi 50 nënstacioneve të ngrohjes

04.04.2017, Prishtinë Pesëdhjetë nënstacione të vjetra të ngrohjes, të cilat sezonave të viteve të fundit nuk kanë ofruar cilësinë e duhur të ngrohjes tek konsumatorët tanë, në saje punimeve, që janë zhvilluar në kuadër të fazës së dytë të Projektit të kogjenerimit kanë marrë një pamje krejt tjetër. Në saje të donacioneve nga Qeveria Gjermane nëpërmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) çdo pajisje, që shërben për të përçuar energjinë ngrohëse tek konsumatorët tanimë është e re. Rekonstruimi i plotë i 50 nënstacioneve të ngrohjes para së gjithash ka ndikuar në përmirësimin e cilësisë së ngrohjes, që u kemi ofruar konsumatorëve tanë gjatë sezonit ngrohës 2016/2017. Ndërkohë, përmirësimi i cilësisë së ngrohjes ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë edhe në rritjen e shkallës së inkasimit, e cila gjatë vitit 2016 në raport krahasues me vitin paraprak është rreth 40 për qind më e lartë. NP “Termokos” SH.A do të angazhohet, që edhe në të ardhmen, falë zemërgjerësisë së donatorëve, interesimi i të cilëve për të investuar në ndërmarrjen tonë është duke shënuar rritje të vazhdueshme, që të vazhdojë investimet për rehabilitimin e rrjetit ekzistues të ngrohjes, riparimin e nënstacioneve tjera të ngrohjes, si dhe zgjerimin e mëtutjeshëm të rrjetit të ngrohjes.

Leave a Comment