Filloi sezoni i ri ngrohës 2017/2018

   
15.10.2017, Prishtinë Pas përfundimit me sukses të gjitha testimeve dhe përgatitjeve për një fillim sa më të mbarë të sezonit të ri ngrohës 2017/2018, NP “Termokos” gjatë ditës së djeshme ka nisur të marrë sasitë e para të avullit nga KEK-u për prodhimin e energjisë ngrohëse. Si rrjedhojë, tanimë konsumatorët tanë kanë mundur të ndjejnë ngrohjen nëpër banesat e tyre. Paraprakisht departamentet përkatëse kanë përcjellë lëvizjen e temperaturave të ajrit dhe varësisht nga lëvizja e tyre do t’ua përshtatim edhe furnizimin me ngrohje. Në përpjekje të vazhdueshme për të qenë sa më të suksesshëm në përmbushjen e misionit tonë, për të modernizuar shërbimet tona, ju bëjmë thirrje edhe një herë të gjithë atyre konsumatorëve, që nuk kanë kryer obligimet, që kanë ndaj “Termokos”-it, të shlyejnë borxhet e mbetura në mënyrë që të kenë ngrohje gjatë gjithë sezonit ngrohës. Shpresojmë dhe synojmë, që kjo të jetë një nga sezonat më të suksesshme ngrohëse!