12.07.2018, Prishtinë
Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” Sh.A, Naser Canolli me ministrin e Financave të Qeverisë së Kosovës, Bedri Hamza dhe drejtorin e Zyrës së Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) për Kosovë, Rene Escheman, kanë nënshkruar sot marrëveshjen financiare për një grant prej 2.3 milion eurove, të cilin e ka ndarë Qeveria e Luksmeburgut për “Përmirësimin e rrjetit të ngrohtores në Prishtinë”.
Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” Sh.A, Naser Canolli ka falënderuar ministrin e Financave, drejtorin e KfW-së për Kosovë dhe ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë Anne Dostert për nënshkrimin e marrëveshjes.
Duke iu përgjigjur interesimit të medieve, kryeshefi Canolli tha se deri në muajin shtator do të përfundojnë të gjitha procedurat që është duke i zhvilluar Komisioni Evropian për fillimin e zgjerimit të rrjetit të ngrohjes.
Ndërkaq, ministri i Financave, Bedri Hamza i bindur se të gjithë e dinë rëndësinë e këtij projekti, tha se tani vlera e donacioneve të ndara nga donatorë të ndryshëm për këtë projekt kalon vlerën e 25 milion eurove.
Shumë e kënaqur me marrëveshjen e arritur është shprehur edhe ambasadorja e Luksemburgut në Kosovë Anne Dostert. Duke rikujtuar periudhën kur Qeveria e Luksemburgut kishte vendosur që të ndihmonte me fondet e saj “Termokos”-in, ajo tha se është shumë e kënaqur që sot po fillon një fazë e re e bashkëpunimit.
Duke sjellë shifra inkurajuese, që flasin për një përmirësim të dukshëm të shërbimeve të ngrohjes prej kohës kur furnizimi me ngrohje ka qenë vetëm 6 orë në ditë, ajo tha se sot mund të shohim rezultate impresive nga ky projekt.
Granti prej 2.3 milion eurosh do të jetë pjesë përbërëse e fondit të gjithëmbarshëm të Projektit të kogjenerimit, përkatësisht fazës së tretë të tij, që i dedikohet zgjerimit dhe rehabilitimit të rrjetit të ngrohjes në qytetin e Prishtinës. Mjetet e ndara edhe nga donatorët tjerë të këtij projekti si Komisioni Evropian dhe Qeveria Gjermane sipas rregullave të Bankës Gjermane për Zhvillim do të shfrytëzohen për zgjerimin, rehabilitimin e rrjetit si dhe modernizimin e shërbimeve të ngrohjes.
- E hene - E premte 8:00 - 16:00
- info@termokos.org
- Rr. 28 Nëntori nr.181, Prishtinë
Informacione kontakti
Orari i zyreve
- E henë - E premte: 8:00–16:00
- Rr. 28 Nëntori nr.181, Prishtinë
Informacione kontakti
Orari i zyreve
- E henë - E premte: 8:00–16:00
- Rr. 28 Nëntori nr.181, Prishtinë