NP “Termokos” me oxhakun e kaltër për shëndetin e qytetarëve

 
18.11.2022, Prishtinë
 
Në përmbyllje të aktiviteteve, që janë realizuar në kuadër të “Javës së diabetit”, NP “Termokos” SH.A., ka mbështetur nismën e Drejtoratit për Shëndetësi të Komunës së Prishtinës për ndriçimin e oxhakut të ndërmarrjes me ngjyrë të kaltër.
Nga kjo sëmundje në botë vuajnë më shumë se 422 milionë njerëz, ndërsa në vendin tonë konsiderohet se vuajnë 5-7{83599205e3e018a057a8df5689c2c6a6782c9e9b727d17c0c2ab0162e6a06deb} e popullatës. Numri i personave të prekur nga kjo sëmundje po rritet në vazhdimësi, ndërkohë që sipas të dhënave, gratë janë më të prekura se burrat nga kjo sëmundje kronike.
Me ngjyrën e kaltër, që simbolizon natyrën e panënshtrueshme të njeriut, NP “Termokos” mbështet dhe inkurajon të gjithë të prekurit nga diabeti, që të vazhdojnë përpjekjet për të mbrojtur shëndetin e tyre.
Parandalo, trajto dhe lufto diabetin për të mirën e përbashkët!