Informacione kontakti

Orari i zyreve

NP “Termokos” ofron 3 kamioneta për bartjen e mbeturinave për NP “Pastrimi”

16.08.2023, Prishtinë

Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A., z. Fisnik Osmani ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me Kryeshefin e ndërmarrjes “Pastrimi”, z. Petrit Reçica. Bazuar në këtë marrëveshje bashkëpunimi, NP “Termokos”, i ka dhënë në shfrytëzim 3 kamioneta NP “Pastrimi”, që do të përdoren për bartjen e mbeturinave.

Kjo është një nga marrëveshjet e bashkëpunimit, në mesin e shumë të tjerave, që ka arritur Kryeshefi Osmani me ndërmarrje e institucione të ndryshme, me qëllim të avancimit të mëtutjeshëm të shërbimeve ndaj qytetarëve të Prishtinës.