Informacione kontakti

Orari i zyreve

Pesë milion euro për zgjerim të rrjetit, kyçet edhe kazerma “Adem Jashari

03.11.2023, Prishtinë

Kuvendi Komunal i Prishtinës me shumicë votash ka vendosur dje t’i ndajë për NP “Termokos” 5 milion euro.

Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, z. Fisnik Osmani duke falenderuar këshilltarët komunal, e në veçanti Kryetarin, z. Përparim Rama, e ka cilësuar si një lajm të jashtëzakonshëm përkrahjen e pakursyer të Kuvendit Komunal për ndërmarrjen.

Me këto mjete në rrjetin e ngrohjes do të kyçen 129 objekte, me një sipërfaqe prej mbi 700 mijë m/2, ndërsa ndër të parat ngrohje do të përfitojë kazerma “Adem Jashari”, pastaj kompleksi i “Banesave të bardha”, ndërtesa në “Lakrishte”, shkolla, xhami etj.

Në saje të mbështetjes së vazhdueshme të Komunës së Prishtinës, donatorëve ndërkombëtar dhe fondeve vetanake, NP “Termokos” është duke e zgjeruar në vazhdimësi rrjetin dhe duke ofruar shërbimet e ngrohjes për mijëra qytetarë të kryeqytetit.

Leave a Comment