Informacione kontakti

Orari i zyreve

Rrjedhë e suksesshme e projektit ‘’Prishtina Heat Save’’

29.02.2024, Prishtinë

Në fazën përfundimtare të projektit ‘’Prishtina Heat Save’’ instalimit të pajisjeve, që do të mundësojnë ndryshimin e mënyrës së faturimit të ngrohjes, më shumë se 18 muaj pas fillimit të këtyre instalimeve tek mbi 17.300 banesa të konsumatorëve tanë janë instaluar mbi 45.000 alokatorë, mbi 3.700 matës të energjisë dhe mbi 77.000 termokoka.

Instalimi i këtyre pajisjeve i ka paraprirë fillimit të testimit të softuerit për faturimin e energjisë, gjë që do t’i mundësojë NP ‘’Termokos’’ në bashkëpunim me ZRRE-në, që të bëjnë të gjitha analizat e nevojshme për efektin e këtij projekti për kursimin e ngrohjes nga ana e konsumatorëve dhe përcaktimin e tarifave të reja të ngrohjes.  

Nëpërmes kësaj faze testuese do të identifikohen edhe sfidat, që mund të dalin gjatë zbatimit të këtij projekti, që ka për qëllim kursimin e energjisë dhe uljen e shpenzimeve për ngrohje.

Leave a Comment