Informacione kontakti

Orari i zyreve

“Termokos” ndau sërish 15 bursa për studentët e UP-së

11.03. 2024, Prishtinë

Për të dytin vit me radhë NP “Termokos” ka ndarë 15 bursa për studentët e drejtimeve teknike të Universitetit të Prishtinës.

Në ceremoninë për ndarjen e bursave, që është mbajtur sot në Rektoratin e UP-së, prof. Qerim Qerimi, Rektor i UP-së, duke rikujtuar se është hera e dytë që po mbildhemi për ndarjen e bursave nga “Termokos”, u shpreh optimist, që të mblidhemi më shpesh për qëllime të tilla të fisme. Ai falenderoi ndërmarrjen për mbështetjen, që po jep për studentët e UP-së.  

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, znj.Jehona Lushaku- Sadriu, shprehu kënaqësinë e saj, që është rikthyer në universitet, kësaj here për një arsye specifike siç është ndarja e bursave nga “Termokos” për studentë. Ajo tha se Komuna e Prishtinës do të ndajë 100 bursa për studentë, që kanë vendosur të studiojnë në UP.

Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, z.Fisnik Osmani tha se kemi nevojë, që të ndërlidhim fushën e industrisë me studimet inxhinierike. Ai foli edhe për projektet tjera, për realizimin e të cilave ndërmarrja do të ketë nevojë për bashkëpunim me fakultetet teknike, siç është ai për vlerësimin e kaldajave dhe oxhakut, ndërsa një projekt tjetër kapital është projekti i solareve.

Ndërkaq, prof.Florim Grajçevci, Dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë ka falenderuar NP “Termokos” për këtë kontribut të çmuar për studentët e këtij fakulteti.

Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike, prof. Isak Shabani tha se investimet e tilla janë për të mirën e përbashkët.

Ndërsa, Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, prof. Ahmet Shala theksoi se kënaqësia e tij për këtë iniciativë vjen nga fakti se këtë mbështetje po e ofron ish-studenti i fakultetit të tyre, e tani kryeshef i ndërmarrjes “Termokos”.

Në fund të ceremonisë u ndanë certifikatat për studentët përfitues të këtyre bursave.

Leave a Comment