Informacione kontakti

Orari i zyreve

Ngrohja nga “Termokos” eliminon ndotjen e ajrit për rreth 135 mijë ton CO2

NP “Termokos” gjatë sezonit ngrohës 2023/2024 ka zgjeruar rrjetin e ngrohjes edhe për 13.313 njësi banimi, 317 objekte banesore me një sipërfaqe totale prej 1,122,538.00m². Zgjerimi i rrjetit dhe përfshirja në furnizimin me ngrohje për mbi 13 mijë njësi banesore, ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në kursimin e energjisë elektrike si dhe eliminimin e nevojës së përdorimit të alternativave tjera ngrohëse, të cilat shkaktojnë ndotjen e ajrit.

Sipas kalkulimeve kjo ka ndikuar, që të zvogëlohet emitimi i dioksidit të karbonit (CO2) për 58.000 ton përgjatë një sezoni ngrohës. Ndërkaq, ndikimi në ruajtjen e mjedisit dhe zvogëlimi i ndotjes së ajrit, konsiderohet, se është shumëfish më i lartë dhe arrin në shifra të pallogaritshme, duke pasur parasysh faktin se aktualisht në rrjetin e ngrohjes janë të kyçur rreth 30 mijë konsumatorë.

Sipas një përllogaritje të thjeshtë për çdo sezon ngrohës NP “Termokos” nëpërmes furnizimit me ngrohje për rreth 30 mijë konsumatorë, eliminon ndotjen e ajrit të Prishtinës për afërsisht 135 mijë ton CO2. 

NP  Termokos përgjatë sezonit të fundit ngrohës 2023/2024 ka ekstraktuar nga KEK-u 303.15 GWh energji, që në raport krahasues me sezonin ngrohës paraprak ka një rritje prej 14.6%.

Gjatë këtij sezoni ngrohës janë liferuar 270 GWh energji termike tek konsumatorët apo 14.6% më shumë energji, gjë që ka qenë rrjedhojë e zgjerimit të rrjetit të ngrohjes.

Leave a Comment