Kryeshefi Osmani u takua me ambasadorin Schnetzer

06.06.2024, Prishtinë

Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos“ SH.A. , z. Fisnik Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Georg Schnetzer.

Kryeshefi Osmani ka njoftuar ambasadorin Schnetzer me aktivitetet e ndërmarrjes për ofrimin e ngrohjes së mjaftueshme dhe cilësore për gjithë konsumatorët e kyçur në rrjetin e ngrohjes, për projektet që janë në proces realizimi dhe ato, që planifikohet të realizohen në të ardhmen.

Në mes tjerash, nga ambasadori austriak është kërkuar që Ambasada austriake të ofrojë mbështetjen e saj për realizimin e projekteve, që janë përcaktuar si prioritare për ndërmarrjen, siç është implementimi i Planit për dekarbonizim.

Kryeshefi Osmani ka falenderuar ambasadorin Schnetzer për mbështetjen e vazhdueshme në transformimin e sistemit të energjisë termike në Prishtinë.

Leave a Comment