04.07.2024, Prishtinë
Pafundësisht mirënjohës për mbështetjen e plotë, dhe krenarë për partneritetin e fuqishëm mes nesh.
Rikujtojmë se #PrishtinaHeatSave është projekt mbështetur nga Millennium Challenge Corporation @mccgov, që po mundëson përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Prishtinës përmes modernizimit të Ngrohtores #Termokos.
Për rreth dy vite, janë instaluar termokoka, valvula, alokatorë dhe njehsorë tek afro 17,000 familje të Prishtinës, për të cilat, nga ky sezon ngrohës, do të fillojë një fazë e re e eksperiencës me “Termokos”, duke iu mundësuar atyre të kenë kontrollë të plotë mbi shpenzimet për ngrohje.