Termokos ka nisur intervenimin në rrjetin primar të ngrohjes në zonën Dardani – Tek Santea. Ky veprim është pjesë e një plani të gjerë aksional që synon përmirësimin e cilësisë së shërbimit dhe ofrimin e një infrastrukture të qëndrueshme për qytetarët tanë.
Ekipet tona janë të përkushtuara të sigurojnë që çdo ndërhyrje dhe përmirësim të realizohet në mënyrë të sigurt dhe efikase, duke përmbushur standardet më të larta të cilësisë dhe sigurisë. Duke u angazhuar në këto projekte të rëndësishme, ne kontribuojmë në zhvillimin e një Prishtine më të gjelbër dhe më të qëndrueshme.
Termokos është i përkushtuar të ofrojë shërbime cilësore dhe të ndihmojë në krijimin e një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë banorët e kryeqytetit.