27.08.2024, Prishtinë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama me znj. Jehona Lushaku-Sadriu, nënkryetare e Komunës së Prishtinës dhe njëkohësisht drejtoreshë Drejtoratit të Arsimit, bashkë me Kryeshefin Ekzekutiv të NP “Termokos”, z.Fisnik Osmani kanë inspektuar ecurinë e punimeve për kyçjen në rrjetin e ngrohjes të shkollës së mesme profesionale “Shtjefën Gjeçovi”.
Kjo shkollë do t’jetë institucioni i 23-të arsimor në kryeqytet, që po lidhet në rrjetin e ngrohjes, me një sipërfaqe totale prej rreth 57 mijë m/2 të shkollave dhe kopshteve, që aktualisht janë të kyçura në rrjetin e ngrohjes.
Me kyçjen në rrjetin e ngrohjes shkolla ’’Shtjefën Gjeçovi” do të sigurojë ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore për rreth 1 mijë nxënësit dhe personelin arsimor, njëkohësisht do t’i japë fund përdorimit të përdorimit të naftës për ngrohje, duke eliminuar ndotjen e mjedisit dhe zvogëluar shpenzimet për rreth 27 mijë litra naftë me një kosto rreth 34 mijë euro.
![](https://termokos.org/v2/wp-content/uploads/2024/08/457249547_1311940110221859_8804195527546482714_n-1024x576.jpg)
![](https://termokos.org/v2/wp-content/uploads/2024/08/457201959_1311940560221814_794799014389388400_n-1024x576.jpg)
![](https://termokos.org/v2/wp-content/uploads/2024/08/457069502_1311940596888477_139403680752393511_n-1024x576.jpg)
![](https://termokos.org/v2/wp-content/uploads/2024/08/457070095_1311940680221802_1381280792739575374_n-1024x576.jpg)
![](https://termokos.org/v2/wp-content/uploads/2024/08/457401610_1311940720221798_2144862668842639246_n-1024x576.jpg)