Tanimë, e kemi bërë traditë! Po japim mbështetje për sportistët, të rinjtë dhe studentët.
Termokos do të përkrahë Kiana Kryeziun – olimpisten e vetme të Komunës së Prishtinës dhe Republikës së Kosovës në Lojerat Olimpike Dimërore Peking, Kinë 2022.
Disa nga sukseset e Kianës janë:
- Paraqitje në Kampionatin Botëror në Courchevel-Meribel, Francë 2023
- Përfaqësuese në Lojerat Olimpike Europiane për të Rinj në Voukatti, Finlandë 2022
- Përfaqësuese e Kosovës në Kampionatin e Amerikës Jugore South American Cup në vitet 2023 dhe 2024 në Argjentinë dhe Kili
- Përfaqësuese e Kosovës që nga mosha 16 vjeçare, me rezultate të shkëlqyera në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare
Ajo ka fituar 6 medalje në gara të FIS-it dhe kampionate kombëtare, si dhe ka pasur 144 pjesëmarrje në gara të ndryshme të Federatës Ndërkombëtare Skitare (FIS).
Aktualisht, Kiana është në proces të konfirmimit të normës Olimpike për Lojerat Olimpike Milano Cortina 2026.
Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër.



