Fëmijët e kopshtit “Lulevere” vizitë në Termokos

Fëmijët e kopshtit “Lulevere” vizituan ambientet e “Termokos”-it ku patën mundësinë të mësojnë për procesin e shpërndarjes së ngrohjes që përdoret edhe në kopshtin e tyre.

Të pranishëm ishin 24 fëmijë, mësueset dhe disa prindër, ku u pritën nga kryeshefi ekzekutiv z.Fisnik Osmani, të cilët shprehën kuriozitet dhe entuziazëm për teknologjinë që siguron ngrohjen.

Disa prej fëmijëve filluan të vizatojnë pajisjet që panë, duke treguar interes të madh për inxhinierinë dhe energjinë e rinovueshme.

🍀Termokos, po i jep kuptim Prishtinës të gjelbër!