Prezantohet Analiza Financiare dhe Ekonomike për Projektin e Zgjerimit të Ngrohjes Qëndrore në Prishtinë në kuadër të Economic Resilience Initiative – Infrastructure Technical Assistance Project

Përfaqësues të N.P “Termokos” Sh.A së bashku me përfaqësues të Komunës së Prishtinës, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Ministrisë së Ekonomisë, Bashkimin Europian (EU) dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EIB), morën pjesë në prezantimin e Analizës Financiare Ekonomike për Projektin e Zgjerimit të Ngrohjes Qëndrore në Prishtinë, një iniciativë që është pjesë e Economic Resilience Initiative – Infrastructure Technical Assistance Project

Analiza Financiare Ekonomike, së bashku me Master Planin, Planin e Dekarbonizimit dhe Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (EIA), janë dokumentet kyçe që mundësojnë vazhdimin e misionit të vlerësimit nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EIB).

Ky projekt është më shumë se një investim në infrastrukturë, është një investim në qëndrueshmërinë afatgjatë të sistemit energjetik të Prishtinës. Ai do të përmirësojë cilësinë e jetës për qytetarët, do të zvogëlojë ndikimet mjedisore dhe do të kontribuojë në arritjen e qëllimeve të zhvillimit ekonomik dhe social.

Termokos,po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!