Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së Gjelbër

Kryeshefi i N.P”Termokos” SH.A, z.Fisnik Osmani së bashku me kryetarin e Komunës së Prishtinës z.Perparim Rama dhe nënkryetarin e Komunës së Prishtinës z.Alban Zogaj, njoftojnë shpalljen e tenderit për projektin “Solar4Kosovo II – Ngrohja Qendrore Solare”, Loti 1 – Impianti i Ngrohjes Qendrore.

Përmes realizimit të këtij projekti, do të kemi mundësinë të ofrojmë shërbim për 32,000 qytetarë të Prishtinës në pesë lagje: Tophane, Prishtina e Vjetër, Lakrishte, Kalabria dhe Mahalla e Muhaxherëve.

Solar4Kosovo është projekti i vetëm i këtij lloji në Ballkan dhe i dyti më i madhi në Evropë për nga madhësia. Ai do të prodhojë energji të pastër termike me një kapacitet prej 50 MW, përmes paneleve solare termike me sipërfaqe 63,000 m² dhe një rezervuari për akumulimin e ujit të ngrohtë me kapacitet 380,000 m³.

Përfitimet për Prishtinën në aspektin mjedisor do të jenë të mëdha, duke e vendosur kryeqytetin në hartën botërore të qyteteve të gjelbra. Ky projekt do të mundësojë një kursim prej 44,000 ton CO₂ në vit.

Ftesë për aplikim

Aplikantët e interesuar janë të ftuar të paraqesin aplikimet e tyre. Parakualifikimi përfshin prokurimin e një impianti solar të ngrohjes qendrore, i cili përbëhet nga:

Një rezervuar sezonal për ruajtjen e energjisë termike të ujit (PTES)

Një fushë kolektorësh termikë diellorë (SCF)

Projekti do të realizohet në përputhje me Kushtet e Kontratës për Ndërtimin e Impiantit dhe Projektimin (FIDIC – Libri i Verd hë). Koha e parashikuar për përfundimin është 30 muaj, plus një fazë 6-mujore e komisionimit.

Si të aplikoni?

Dokumentet e parakualifikimit mund të kërkohen nga agjenti i tenderit në këtë adresë emaili: s4k_lot1@ic-group.org.

Projekti financohet nga: grantet nga Qeveria e RF të Gjermanisë dhe Bashkimi Evropian (WBIF), përmes KfW si Institucioni Kryesor Financiar Ndërkombëtar, kredi nga BERZH dhe  kontributi nacional (Termokos).