Faleminderit,Halit

Sot, pas 25 viteve pune të ndershme dhe të përkushtuar, kolegu ynë Haliti i jep fund rrugëtimit të tij në Termokos dhe nis një kapitull të ri në jetë – pensionimin.

Haliti ka qenë gjithmonë shembull i përgjegjësisë dhe përkushtimit. Me punën e tij të qetë dhe të palodhshme, ka dhënë kontribut të madh në përditshmërinë tonë.

E falënderojmë nga zemra për çdo ditë pune dhe i urojmë shëndet, paqe dhe gëzim në vitet që vijnë.

Kolegët e Termokos do të mbajnë gjithmonë kujtim të mirë për ty!