Modernizimi i rrjetit termik në Ulpianë – Intervenime në “Çerdhen Fatosat”

Prishtinë,06/05/2025

Në kuadër të planit aksional për përgatitjet e sezonit të ardhshëm të ngrohjes, ndërmarrja “Termokos” ka filluar intervenimet e nevojshme në rrjetin gypor në lagjen Ulpianë, me fokus në përmirësimin e furnizimit me ngrohje për institucionin parashkollor “Çerdhja Fatosat”.

Punimet përfshijnë modernizimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit ekzistues, me qëllim të garantimit të një furnizimi stabil, efikas dhe miqësor ndaj mjedisit gjatë sezonit të dimrit. Këto ndërhyrje janë pjesë e një strategjie më të gjerë të përmirësimit të infrastrukturës termike në tërë qytetin e Prishtinës.

“Termokos” shpreh mirënjohje të veçantë për ekipet e angazhuara në terren, të cilat me profesionalizëm dhe përkushtim po zbatojnë me sukses planin aksional të ndërhyrjeve në rrjet.

Përmes këtyre investimeve dhe përpjekjeve të vazhdueshme, “Termokos” mbetet i përkushtuar në ndërtimin e një Prishtine më të gjelbër dhe më të qëndrueshme për të gjithë qytetarët.

Termokos,po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!