Kamionetë për Ndërmarrjen “Gjelbër” – ndihmë për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbërta në Prishtinë

Sot, u bë një hap konkret drejt një Prishtine më të pastër dhe më të gjelbër! U nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit mes Ndërmarrjes Publike Termokos, përfaqësuar nga Kryeshefi Ekzekutiv z. Fisnik Osmani, dhe znj. Nora Cimili Gagica, Kryeshefe Ekzekutive në Ndërmarrjen “Gjelbër”, përmes të cilit u dorëzua një kamionetë në shfrytëzim të kësaj ndërmarrjeje.

Ky mjet do të shërbejë për përmirësimin e mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbërta në kryeqytet, duke ndihmuar në realizimin e detyrave të përditshme të ekipit të “Gjelbër”, me qëllim që Prishtina të mbetet një ambient i pastër, i shëndetshëm dhe i jetueshëm për të gjithë qytetarët.

Ky bashkëpunim ndërmarrës është dëshmi e përkushtimit të institucioneve tona për një qasje të koordinuar dhe të qëndrueshme në ofrimin e shërbimeve publike.

Me këtë hap, Termokos po i jep kuptim Prishtinës së Gjelbër, duke investuar jo vetëm në energji efikase, por edhe në mirëqenien mjedisore të qytetit tonë.

278 Comments

Leave a Comment