U mbajt seanca informuese rreth mekanizmit të sinjalizimit

22.05.2025, Prishtinë

Në ambientet e NP “Termokos” SH.A., u organizua seanca informuese me fokus në mekanizmin e sinjalizimit, në përputhje me obligimet ligjore të përcaktuara me Rregulloren (Qrk)- Nr.03/2021 për përcaktimin e procedurës për pranimin dhe trajtimin e rasteve të sinjalizimit.

Zyrtari përgjegjës për sinjalizim, z. Afrim Ismaili nëpërmes një prezantimi të strukturuar, informoi zyrtarët e ndërmarrjes mbi aspekte kyçe të procesit të sinjalizimit, duke përfshirë mënyrën e kryerjes së një hetimi administrativ, mbrojtjen e personave, që raportojnë në interes publik, detyrimet e punëdhënësve për mbrojtjen e sinjalizuesve nga aktet e dëmshme dhe të drejtat e tyre për mbrojtje gjyqësore.

Në kuadër të prezantimit, z. Ismaili theksoi dispozita të rëndësishme nga Ligji Nr.06/L -085 për mbrojtjen e sinjalizuesve, duke ofruar sqarime të detajuara rreth këtyre çështjeve: kush konsiderohet sinjalizues, përmbajtjen e raportit të sinjalizimit, mënyrën e dorëzimit të raportit, llojet e sinjalizimit, të drejtat dhe mbrojtjen e sinjalizuesve it, obligimet e punëdhënësit, etj.

Ky prezantim u prit me interesim nga zyrtarët e ndërmarrjes, të cilët nëpërmes pyetjeve, që kanë parashtruar, kanë marrë përgjigjjet adekuate për çdo çështje të ngritur.

174 Comments

Leave a Comment