Pas 24 viteve të përkushtuara në Termokos, kolegu ynë Ibrahim Mustafa ka përmbyllur me dinjitet rrugëtimin e tij profesional, duke hyrë në pension.
Gjatë gjithë këtyre viteve, Ibrahimi ka qenë një pjesë e rëndësishme e ekipit tonë, i njohur për qetësinë, korrektësinë dhe përgjegjësinë në punë. Kontributi i tij është vlerësuar nga të gjithë dhe ka lënë gjurmë që do të mbeten përherë në kujtesën tonë kolektive.
Në emër të gjithë stafit të Termokosit, e falënderojmë nga zemra për punën e ndershme dhe i urojmë shëndet, qetësi dhe gëzim në këtë etapë të re të jetës.





