NP “Termokos” mori pjesë në “Balkonnect 2025” 

26.05.2025, Prishtinë

Në kuadër të angazhimeve të përhershme për të zgjeruar bashkëpunimin dhe për të dhënë kontribut për zgjidhjet e qëndrueshme në sektorin e energjisë, NP “Termokos” ka marrë pjesë në festivalin “Balkonnect 2025” i cili u mbajt më 23 dhe 24 maj në Prishtinë.

Pjesëmarrjen në këtë festival, z. Kastriot Bllaca e ka vlerësuar si një mundësi të rëndësishme për të ndarë përvojat drejt zgjidhjeve të qëndrueshme në sektorin e energjisë.

Në sesionin tematik “Renewable and Green – A Transformed and Automated Growth Ecosystem”, u diskutua për tranzicionin e gjelbër në Ballkanin Perëndimor, për ide dhe modele konkrete për një të ardhme të qëndrueshme.

Ky festival si ngjarja kryesore, që synon të bashkojë industritë udhëheqëse të Ballkanit Perëndimor për të krijuar lidhje bashkëpunimi dhe tërhequr investimet në sektore të ndryshme, këtë vit është fokusuar në inovacion, transformim, zgjidhje elektronike dhe investime, duke përfshirë përvoja sektoriale, inteligjencën artificiale, të dhënat e mëdha dhe ekonomitë e gjelbra.

115 Comments

Leave a Comment