Pas më shumë se tri dekadash kontribut u pensionua z. Naim Bytyçi

13.06.2025, Prishtinë

Pas më shumë se 35 vitesh kontribut të palodhshëm, përkushtim e suksese të panumërta, sot u pensionua një nga inxhinerët më të spikatur të ndërmarrjes sonë, z.Naim Bytyçi.

Në një ceremoni rasti, Bordi i Drejtorëve, menaxhmenti i ndërmarrjes dhe gjithë kolegët e NP “Termokos” Sh.A., e përgëzuan z.Bytyçi për përmbylljen e suksesshme të karrierës së tij shumëvjeçare në shërbim të ndërmarrjes dhe qytetarëve të Prishtinës.

Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A., z. Fisnik Osmani, vlerësoi lart kontributin e jashtëzakonshëm të z. Bytyçi, duke e falenderuar për angazhimin e tij të pakursyer për më shumë se tri dekada e gjysmë. Ai theksoi se, sidomos viteve të fundit, z.Bytyçi ka qenë figurativisht dora e tij e djathtë në shumë procese të rëndësishme, dhe se mungesa e tij do të ndjehet në çdo aspekt.

Nga ana e tij, z.Naim Bytyçi shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e gjatë me kolegët dhe për mbështetjen gjatë gjithë viteve të angazhimit profesional.

Me këtë rast, në emër të ndërmarrjes, anëtarja e Bordit të Drejtorëve, znj.Vesa Kelmendi, i dhuroi z.Bytyçi një orë dore në shenjë mirënjohje për kontributin e tij.  

Z.Naim Bytyçi filloi punën në ndërmarrje në vitin 1990, fillimisht si inxhinier i elektros, më pas si udhëheqës i Divizionit të elektrikës. Nga viti 2019 ka qenë drejtor i Depratamentit të distribuimit. Gjatë kësaj periudhe, ai ka udhëhequr dhe koordinuar me sukses shumë projekte kapitale, të realizuara nga ndërmarrja.

Përgjatë kësaj karriere të gjatë, z.Bytyçi është dalluar për pëpikëri, përkushtim, profesionalizëm, maturi, urtësi dhe kreativitet të jashtëzakonshëm.

91 Comments

Leave a Comment