Letër mirënjohjeje për qytetarët e Prishtinës

Të dashur qytetarë të Prishtinës,

Kur jemi në fazën më të rëndësishme përgatitore për sezonin ngrohës 2025/2026, ndjejmë obligim që në emër të gjithë ekipit të Termokos, të ju drejtohemi me mirënjohje dhe respekt të thellë për bashkëpunimin dhe besimin që na keni dhënë ndër vite.

🧩Gjatë periudhës 2021–2025, kemi ndërmarrë një rrugëtim të rëndësishëm për të përmirësuar ndjeshëm sistemin e ngrohjes qendrore në kryeqytetin tonë. Sot, me krenari ndajmë me ju disa nga arritjet tona më të rëndësishme:

🧩Shtuam mbi 10,000 lidhje të reja, me mbi 65,000 konsumatorë më shumë, duke përfshirë 11 lagje të reja që sot gëzojnë ngrohje të qëndrueshme dhe moderne.

🧩Kemi rritur energjinë e liferuar me mbi 30%, duke rritur ndjeshëm efikasitetin dhe ulur humbjet në rrjet.

🧩Investuam në modernizimin e infrastrukturës termike, duke siguruar furnizim të mjaftueshëm, të qëndrueshëm dhe pa ndërprerje.

🧩Rritëm sipërfaqen e përgjithshme të mbuluar me ngrohje, si në zona banimi ashtu edhe në ato afariste.

🧩Forcuam performancën tonë financiare, pa rritur barrën për qytetarët.

🧩Të gjitha këto arritje janë rezultat i përkushtimit tonë ndaj shërbimit publik, qytetarit dhe mjedisit. Në thelb të çdo investimi dhe vendimi tonë qëndron një qëllim i vetëm: të ju shërbejmë më mirë, me ngrohje më të pastër, më të sigurt dhe më efikase.

Jemi të vetëdijshëm që sfidat janë ende të pranishme, por rruga është e qartë! Një Prishtinë më e ngrohtë dhe më e gjelbër.

Ju falënderojmë për mbështetjen dhe ju ftojmë të jeni pjesë e rrugëtimit tonë edhe në vitet që vijnë.

💚Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!

Leave a Comment