Rritje e sipërfaqes ngrohëse dhe përmirësim i shërbimit

Termokos ka rritur sipërfaqen ngrohëse me 64% gjatë periudhës 2021-2025.

Kjo ka mundësuar ofrimin e shërbimeve për 13,030 njësi banimi të reja dhe më shumë se 65,000 qytetarë të tjerë, duke zgjeruar shtrirjen e rrjetit të ngrohjes në qytetin e Prishtinës.

Ky investim është pjesë e angazhimit të përhershëm të Termokos për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe zhvillimin e një infrastrukture më ekologjike dhe të qëndrueshme, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e Prishtinës.

Leave a Comment