12.02.2026, Prishtinë
U.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të NP “Termokos”, z. Kastriot Bllaca ka nënshkruar të hënën në Budapest një memorandum bashkëpunimi me z. Tibor Orban dhe z.Janos Meszaros, përfaqësuesit e kompanisë publike FŐTÁV Zrt.- Budapest, një nga operatorët më të mëdhenj të ngrohjes qendrore në Evropë.
Ky memorandum bashkëpunimi synon binjakëzimin e dy ndërmarrjeve, gjë që hap rrugë për bashkëpunimin e dy kompanive për shkëmbimin e përvojave teknike dhe menaxheriale, modernizim dhe digjitalizim të sistemeve, zhvillim të projekteve për dekarbonizim dhe energji të ripërtritshme, rritje të mundësive për financim dhe grante ndërkombëtare etj.
Ky partneritet përforcon kapacitetet e NP “Termokos” dhe kontribuon në zhvillimin e mëtutjeshëm të sistemit të ngrohjes qendrore.
Nënshkrimi i këtij memorandumi bashkëpunimi në mes dy kompanive të ngrohjes qendrore është mbështetur edhe nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Budapest të Hungarisë.


