03.04.2026, Prishtinë
Me një ceremoni rasti, NP “Termokos” ka nderuar kontributin e palodhshëm të z.Agim Berisha, i cili nga sot do të gëzojë të drejtën e pensionimit.
Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, z.Kastriot Bllaca falenderoi z.Berisha për angazhimin e gjatë në ndërmarrje prej më shumë se katër dekadash. Me këtë rast, Kryeshefi Bllaca i ndau një mirënjohje për kontributin jetësor në ndërmarrje dhe i dhuroi një orë dore si shenjë vlerësimi.
Përkushtimi dhe puna e tij janë vlerësuar edhe nga z.Florent Hoxha, drejtor i Departamentit të prodhimit, i cili e falenderoi për angazhimin e palodhshëm dhe energjinë pozitive, që ka sjellë ndër vite në ekip.
Nga ana e tij, z.Agim Berisha shprehu mirënjohjen për gjithë kolektivin e ndërmarrjes, duke i falenderuar për bashkëpunimin dhe respektin e ndërsjellë përgjatë këtyre viteve.
Berisha ka qenë i angazhuar rreth 42 vite në ndërmarrje në pozitën e elektricistit, ku është dalluar për përkushtimin, precizitetin dhe pozitivitetin e tij.


