12.10.2026, Prishtinë
Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A., z. Bersant Beka ka mbajtur sot takimin e parë me menaxhmentin e ndërmarrjes, ku në fokus ishte ecuria e përgatitjeve për sezonin ngrohës 2026/2027.
Gjatë takimit, Kryeshefi Beka është njoftuar në detaje me aktivitet e zhvilluara deri më tani. Ai ka kërkuar nga menaxhmenti i ndërmarrjes intensifikimin e mëtejmë të përgatitjeve, me qëllim të sigurimit të kushteve të nevojshme për fillimin me kohë të furnizimit me ngrohje.
Menaxhmenti i ndërmarrjes ka rikonfirmuar përkushtimin për përmbylljen me sukses të të gjitha aktiviteteve përgatitore, në mënyrë që sistemi i ngrohjes të jetë plotësisht gatshëm për nisjen e sezonit të ri ngrohës.
NP “Termokos” mbetet e angazhuar, që përgatitjet të zhvillohen sipas planifikimeve, me synimin për të siguruar furnizim të qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët.


