Rikonfirmohet gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit mes “Termokos” dhe KfW-së

21.10.2026, Prishtinë

Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, z. Bersant Beka, ka pritur sot në takim një delegacion të Zyrës së Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) në Kosovë, të përbërë nga znj.Ganimete Huruglica- zëvendësdrejtoreshë, Christine Moss- menaxhere e projektit dhe Ralf Kynast- inxhinier i projektit. Në takim morën pjesë edhe konsulentët vendorë nga Njësia për Implementimin e Projekteve.

Kryeshefi Beka falenderoi përfaqësuesit e KfW-së për vizitën dhe rikonfirmoi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit, në funksion të zbatimit të projekteve kapitale të ndërmarrjes, me theks të veçantë në projektin “Solar 4Kosovo II”, i cili mbështet nga Qeveria Gjermane përmes KfW-së.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e KfW-së përgëzuan Kryeshefin për marrjen e detyrës së re dhe shprehën kënaqësinë e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit me menaxhmentin e ri të ndërmarrjes, me synim përshpejtimin e zbatimit të projekteve kapitale të ndërmarrjes.

Qeveria Gjermane nëpërmes KfW-së është një nga mbështetësit kryesor financiar të projektit “Solar 4 Kosovo II”. Mbështetja e saj ka kontribuar edhe në realizimin e projekteve të mëparshme të ndërmarrjes, duke nisur nga Projekti i kogjenerimit deri tek projektet për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të ngrohjes.

Leave a Comment