Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Termokos dhe Universitetit të Mitrovicës

Ndërmarrja Publike “Termokos” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, të përfaqësuar nga Rektorja Prof. Dr. Nurten Deva.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është vendosja e një partneriteti ndërmjet institucionit tonë dhe universitetit, me fokus të veçantë në përfshirjen e studentëve në aktivitete praktike profesionale. Përmes këtij bashkëpunimi, studentëve të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” do t’u mundësohet të zhvillojnë praktikën profesionale në Termokos, duke i aplikuar në mënyrë konkrete njohuritë e fituara gjatë studimeve.

Termokos, përveç ofrimit të shërbimeve cilësore në fushën e ngrohjes, mbetet e përkushtuar në mbështetjen e zhvillimit të kuadrove të reja, duke kontribuar aktivisht në ndërlidhjen ndërmjet arsimit dhe industrisë.

Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përgatitjes profesionale të gjeneratave të reja dhe zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit të energjisë termike.