01.08.2025, Prishtinë
Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për ofrimin e shërbimeve cilësore për sa më shumë qytetarë të Prishtinës, NP “Termokos” do të prezantojë Studimin e fizibilitetit të mbulueshmërisë së Prishtinës me ngrohje.
Ky prezantim do të jetë i hapur për pjesëmarrjen e gjithë qytetarëve të interesuar, ditën e hënë më 04.08.2025 duke filluar nga ora 20.00 në Shkollën “Model” në Prishtinë.
Me këtë studim janë trajtuar lagjet: “Arbëria”, “Kodra e trimave”, “Tasligje”, “Hajvalia”, “Qëndresa”, “Qershia”, “Prishtina e vjetër”, “Prishtina e re” dhe zona tjera me potencial të lartë zhvillimi.
Rezultatet e këtij studimi, bazuar në një analizë të hollësishme për mundësitë e furnzimit me ngrohje të këtyre lagjeve, duke u mbështetur në të dhënat e nxjerra sa i përket kërkesës dhe nevojës për ngrohje do të publikohen të hënën.
Ky studim përbën një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të sistemit të ngrohjes qendrore, duke i mundësuar një numri të madh familjesh dhe bizneseve, që të përfitojnë nga një shërbim modern, ekologjik dhe ekonomik.